RUGOVA EXPERIENCE

 Rugova - Sa e egrër,  Aq e bukur...

 Edhe pse duke qëndruar në njërën prej kafeneve të qytetit vargmalet e bjeshkëve të nemuna (Rugovës) nuk mund tu ikin vështrimit tënd, ato të përcjellin nga do që të kthesh kokën, ngado që të shkosh, qfardo që të bësh. Janë aty, mbi ty përherë duke të kërkuar shikimin tënd, guximin tënd dashurin tënde të vendosur që do të nisesh tek to për të ditur më shumë mbi vetën tënde, për të zbuluar dhe eksploatuar të panjohurën për të gjetur përgjigjen tënde, misterin tënd, legjenden tënde, për tu përballur me frikën e për tiu gëzuar thesareve që fshehin bjeshkët e Rugovës. Rugova që nuk është vetëm një vend i shkëmbinjëve të lartë, lumenjëve dhe përronjëve, shpellave dhe shtazëve dhe zogjve të rrallë por edhe I traditës dhe kulturës qindravjeqare. I tregtisë dhe karavaneve të gjata që niseshin nga Venediku për të shtegtuar nga Rraguza (dubrovniku I sotëm) përmes Skadar (Shkodra) dhe kaluar përmes Rugovës. Por është edhe vend i legjendave miteve dhe i të vërtetave historike një dëshmitar I vjetër I krijimit të planetit tonë, një vend ende i paprekur me një hapësir ende të pashkelur, me banorët e vetë dhe besimin e tyre të thellë tek guri, lisi, ujku,gjarpri, kulshedra e dragojt. Që këto gjëra nuk thuhen nuk flitet shumë për to por ju mund ti zbuloni ti gjeni dhe ti dëgjoni.

Rrëzë këtyre bjeshkëve do të dëgjoni kumbonat e manastirit mesjetar të qytetit ku tingëllima e saj vazhdon duke u shpërndarë përmes erës së maleve deri lartë në bjeshkë duke u detyruar që prap të ngrini kokën lart drejt Kreshtave të larta dhe pyjeve të dendura.

Më të hyrë në në Grykën e Rugovës, rrymimet e ngrohta të kapërthejnë duke mos dashur për të lëshuar më, nga  puhia e ngrohtë e erës strehët e akujve fillojnë të shkrijnë ngadal pikë më pikë duke rënë në shkumën e lumit i cili rrjedh I lirë e I furishëm posht shtratit të tijë duke trembur hesrëpasherë bishtatundësin(zogë uji) që mundohet të gjejë ushqimin për të vegjlit e vetë. Aty do të pini ujin që del nga shkëmbi do të entuziazmoheni nga qerdhet e shumta sipër streheve të shkëmbinjëve të bëra nga dallëndyshet dhe zogjtë e tjerë. Me pak vëmendje mund ti vëresh edhe lundërzat të cilat sapo i kanë lindur të vegjëlit e tyre që vrapojnë për të ndjekur ato pak rreze të diellit që shpojnë nëpër kanjonin e thellë duke u thyer më pas në shtratin e lumit. Një mjedis mahnitës, prrallor që ju shton akoma më shumë etjen për të parë, për të ditur, për të mësuar mbi këto Bjeshkë. Shkëmbinjët janë në qdo cep aty para jush, të heshtur por me historin e vetë të fshehur që na thrret qdo qast për tu hyrë aventurave të panjohura e të frikshme, Por këtu nuk ka vend frika. Do të eksploroni prekni shijoni dhe shihni shpellat miliona vjeqare qysh nga epoka e akullnajave, butësisht do të ndëgjoni tingujt kumbues të pikave që rrëshqasin nga stalaglitet dhe bien thellë në puset e shpellave duke ju thirrur që ti ndjekni nga pas duke mos dashur që kërkimi i juaj të marrë fund.

Por nëse filloni të ngjiteni kodrave të larta do të magjepseni nga mijëra lule që do të hasni nëpër livadhet e gjera e të bukura dhe barin e gjatë, nën melodit e dhjetra zogjve që ngarendin npër qerdhet e tyre, nën melodin e gjinkallave dhe fshikullimen e barit të njomë ju do të arrini deri tek liqejt akullnajor ku nuk doni që të ktheheni më, do të doni të qëndroni aty pran ujit të kristalt dhe valeve te lehta që rrahin herë pas here bregun e tij duke nxjerrë në breg shtazët e rralla të liqenit (Tritonin) por do të shqetësoheni nga klithma e shqiponjës së artë hungurima e drerit dhe nga shurgullima e gurrave që ju thrret për të pirë ujë dhe freskuar fytyrën u më pas do të donit që të pushonit të shtrir në barin e njomë apo do të filloni tu viheni nga pas flutruva që u sillen vërdall duke mos u lënë rehat sikur ju thërrsain për të vazhduar më tej më lartë dhe pa e ndjerë lodhjen do të pushtoni majat e larta të këtyre bjeshkëve që do të mbesni pa fjalë por edhe sikur të donit të flisni ju nuk do të donit ta bëni një gjë të tillë duke u zhytur thellë në peisazhin e pafundm.

 Rugova vendi I traditave dhe kulturave të lashta, vendi I bashkëjetesës mes njeriut dhe ujqëve ku ujqit janë më shumë se Ujq janë pjesë e traditës së pathënë të patreguar e të pashkruar të vetë banorëve. Ata janë Shpata e Zotit. Kështu quhën ujqit nga Banorët Rugovas të cilët kanë shumë për të thënë e për të treguar por pyetjet dhe kërkimet ju takojnë juve. Njerëz bujar të heshtur të urtë dhe tepër mikpritës me bagëti të pakëta që mbijetonin nga to. Jetuan të varfër por krenar me mungesë të ushqimeve e veshëmbajthjes, nuk i prisnin sepse ushqenin fëmijët dhe vetën kështu mishin e hanin shumë rrallë vetëm atëherë kur Ujqit ua prisnin bagëtin dhe me këtë rast e tërë familja gëzohej në heshtje sepse e dinin që edhe përkundër humbjes së bagëtis ishte dhuratë nga vetë zoti që i kishte dërguar ujqit për tiu dhënë mishin për ta ngrënë, prandaj këta banor ujkun nuk e vranë kurrë por e admiruan dhe respektuan si shpata e zotit. Aq më shumë që do të kërkoni do të gjeni dhe dëgjoni emrat e  banorëve që janë marrë drejtpërdrejt nga natyra, këtu i dëgjon njerëzit tek thërrsain njëri tjetrin me emra si Lis, Shpend, Ujk, Gal, Kun, Rrap, Mal, Grish, Zoge, Qetë etj nuk është vetëm natyura ajo që do të ju lë pa mend por tradita dhe kultura këtu është e vjetër tepër e vjetër aq sa edhe vetë njerëzimi, edhe vetë shkëmbinjët lumenjët pyjet, prandaj këta njerëz nuk zbritën kurrë nga këto bjeshkë sepse ishin pjesë e saj.

Këtu qdo gjë është e gjallë dhe jetohët në dashuri e respekt të thellë, këtu pyjet e lisat kanë sy e vesh për të parë e dëgjuar prandaj banorët e vjetër kur nisën për të hyrë në mal për të prer një lis e mbështjellin sëpatën me lekur apo letër për të mos ua parë lisi.

Rugova është edhe urë lidhëse më shtetet fqinjë vargmalet e saj nuk njohin kufinjë ashthu siq nuk njohin kufinjë as banoret e vetë Rugovës këto rrugë e kryqëzime të qojnë atje ku nuk ke ëndërruar që të shkosh më parë këto shtiqë të dergojnë atje ku bora nuk shkrin kurrë atje ku thuhet se banojnë zanat e malit, këto shtigje të dërgojnë tek ajo pjesë e jotja që nuk ke qenë endë më parë.

 Autor: Fatos Lajci